Më shumë se 23 milion njerëz sëmuren çdo vit vetëm duke ngrënë ushqim të kontaminuar, sipas OBSH-së. Për të patur një trup sa më të shëndetshëm, zgjidhja më e mirë është që të keni një imunitet sa më të fortë. Bright Side ka renditur një listë me disa ushqime që mund të konsumoni për të rritur sistemin tuaj imunitar në mënyrë të natyrshme.
Bajamet
Bajamet janë të mrekullueshme pasi ndihmojnë për ta mbajtur trupin në formë. Sipas studiuesve, bajamet rrisin sistemin imunitar, veçanërisht kundër viruseve. Të pasura me vitaminë E dhe fibra, ato gjithashtu mbajnë nën kontroll sheqerin në gjak.
Farat e lulediellit
Farat e lulediellit janë shpëtimtare kur bëhet fjalë për imunitetin. Ato zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të ndryshme kronike si Alzheimer si dhe mbajnë zemrën e shëndetshme. Gjithashtu ndihmon që fetusi të zhvillohet shëndetshëm.
Papaja
E pasur me antioksidantë, papaja është një zgjedhje e shijshme plot me përfitime si luftimi i inflamacionit, zvogëlimi i rrezikut të kancerit dhe mbajtjes nën kontroll të tretjes.
Kivi
Kivi përmbajnë vitaminë C, K dhe E, të cilat ndihmojnë për astmën dhe forcojnë sistemin imunitar. Gjithashtu parandalojnë ftohjen e zakonshme dhe gripin. Për më tepër, ndihmojnë në tretje dhe shërbejnë si një mbrojtje kundër humbjes së shikimit.
Xhenxhefili
Kjo erëz lehtësisht e disponueshme bën mrekulli për trupin. Ul kolesterolin, lehtëson dhimbjen e periodave dhe rrit aftësinë e trupit për të luftuar infeksionet në përgjithësi.
Manaferrat
Manaferrat janë plot me antioksidantë dhe shpesh përdoren për të trajtuar sëmundje të ndryshme. Mund të luftojnë stresin dhe të përmirësojnë funksionimin e brendshëm të sistemit tuaj imunitar.
Spinaqi
Nuk është mister që spinaqi është i mirë për shëndetin tuaj, por është gjithashtu i shkëlqyeshëm për imunitetin. Spinaqi është një burim i shkëlqyeshëm i magnezit, i cili është i nevojshëm për të ruajtur funksionin nervor, një zemër të shëndetshme, presion të mirë të gjakut dhe muskuj të fortë.
Shalqiri
Shalqiri jo vetëm që mund t’I mbajë lëkurën dhe flokët tuaj të shëndetshëm, por gjithashtu mund të përmirësojë tretjen dhe të zvogëlojë inflamacionin në trup. xh.d/abcnews.al