Një fenomen në Instagram, Renato Doko: U refuzova, por krijova mundësinë time

schedule11:14 - 13 Tetor, 2020

schedule 11:14 - 13 Tetor, 2020

Rrjetet sociale janë bërë një mënyrë e mirë promovimi, ku çdokush mund të tregojë talentin e tij. Një ndër ta është dhe Renato Doko, i cili ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm falë origjinalitetit që e karakterizon dhe me videot e humorit që publikon.

Këtë të martë, Doko ishte i ftuar në “Abc-ja e mëngjesit” ku tregoi se ajo që e shtyu të merrej me humor dhe të sillte video të tilla, ishte fakti se ishte refuzuar nga spektaklet e humorit në vend, megjithëse preferoi të mos tregojnë emra se ku ka aplikuar.

Nuk kam gjetur një mundësi në televizion dhe duke mos patur këtë krijova mundësinë vetë. Kam tentuar, kam filluar prova tek disa dhe nuk më është dhënë mundësia.”, tha Renato. Ndër videot më të pëlqyera janë padyshim dhe këngët parodi.

“I Fillova t’i bëj sepse nuk po e bën njeri, të parodizoj këngët e vjetra me videot e mia s’e ka bërë njeri. Si fillim bëja gjitha videot që më kanë pëlqyer mua, pastaj kam bashkëpunuar dhe me ndjekësit për më shumë për sugjerime. “, tha ai.

Ndërkaq, i pyetur nga moderatori Alban Musa nëse do të bashkëpunonte me ndonjë politikan apo parti për publikime, ai tha: “Mes partive që janë do të zgjedhësh duke bërë një analizë kush është më e mirë. Përveç pagesës do të shikosh kush ja vlen. Nuk mund t’i them unë publikut votoni ju këtë se unë mora kaq lekë, por të jenë dhe të mirë me publikun.“, tha Renato. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!