Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Drejtoresha, edukatorja dhe sanitarja pozitive me Covid-19, mbyllet kopshti 41 në Tiranë

schedule09:44 - 13 Tetor, 2020

schedule 09:44 - 13 Tetor, 2020

Kopshti 41 në Tiranë ka mbyllur dyert për fëmijët dhe stafin. Shkak është bërë prekja nga koronavirusi  i drejtoreshës, një edukatore dhe një sanitare.

Burimet thanë për abcnews.al se ato ndodhen në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe janë izoluar në shtëpi. Aktualisht nuk rezulton I infektuar asnjë prej fëmijëve ndërkohë që institucionet shëndetësore po kryejnë hetimin epidemiologjik.

Personat e kontaktit me të infektuarit janë vetëkarantinuar në banesë ndërsa presin analizat. Inspektorati Shtetëror Shëndetësore ka vendosur që kopshti 41 në Tiranë të qëndrojë i mbyllur për 14 ditë. /mv. abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!