Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Vdeksha unë për ty”, Kel Demi “kujton” batutën e Ramës për gazetaren: Objekt seksual

schedule09:46 - 13 Tetor, 2020

schedule 09:46 - 13 Tetor, 2020

Ditën e sotme në emisionin “ABC e Mëngjesit” është diskutuar lidhur me ngacmimet rreth vajzave dhe grave në Shqipëri, ku nuk kanë mbetur pa u prekur edhe personazhet publikë.

LEXO EDHE: “Gruaja trajtohet ende si objekt”, Zhaklina Lakatari: Sa mund të bëjnë ç’të duan

Një shembull që është edhe ai i kryeministrit Edi Rama, i cili ju drejtua një gazetare me fjalët “Vdeksha unë për ty”.

Marrë shkas edhe nga kjo batutë, moderatori Enkel Demi është shprehur: “Ngacmimet e zakonshme janë edhe në studio politike, ku kemi një grua dhe ajo shihet si objekt seksual. Unë mund të jap shembuj, po ka edhe në spektakle ku femra përdoret si objekt seksual. Prandaj ndiqet ky model  edhe nga njerëzit në rrugë”.

Më tej, foli gazetarja Zhaklina Lakatari, e cila e konsideroi gjuhën në parlament jo nomale.

“Nuk më duket fare normale, gjuha që shohim në parlament. Çdo institucion kërkon menyrën korrekte të komunikimit, sidomos kur vjen nga i pari i shtetit. Janë bërë shumë eksperimente sociale, po këtu te ne fjala nuk merret parasysh. Kur një grua thotë ‘jo’, merret si ‘po’ e vështirë, kjo më çmend”, deklaroi ajo. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!