Mjeku Albert Troci në një lidhje me Skype nga Italia me “Abc-në e mëngjesit” tha se është e nevojshme përdorimi i maskave kirurgjikale pasi janë më efektive në mbrojtjen kundër koronavirusit. Mjeku shtoi se maska duhet përdorur në ambiente të jashtme dhe të brendshme por duhet të shmanget sa më shumë të jetë e mundur heqja dhe vënia e shpeshtë e saj, pasi rreziku i kontaminimit bëhet i lartë duke i prekur sa më shumë.
“Në tërë studimet që janë publikuar tashmë maskat me distancimin social janë ato që quhen pikat kryesore për uljen e transmetimit të virusit, po kjo kur rreth 80 përqind e popullsisë mban maskat. Maskat e tjera kanë një mundësi të ndalimit të virusit më të ulët në krahasim me ato kirurgjikale dhe N95.
Në Itali është detyrim dhe gjobitesh, duke patur parasysh se në vende ku distancimi është shumë i madh mund ta heqësh por duhet ta kesh me vete, ndërsa në vendet ku distancimi nuk është i mundur duhet mbajtur me detyrim.”, tha ai. xh.d/abcnews.al