Hasan Lika flet pas ikjes nga Luftëtari

schedule18:55 - 6 Qershor, 2018

schedule 18:55 - 6 Qershor, 2018

Hasan Lika u largua nga Luftëtari edhe pse e kualifikoi skuadrën në Ligën e Europës. Trajneri I njohur flet për shkarkimin e shpeshtë të njerëzve të stolit në Superligën shqiptare, si dhe komenton dy humbjet e fundit të kombëtares.

Kënaqësia ishte e madhe për mbylljen e sezonit.

Hasan Lika ishte padyshim një nga trajnerët më të mirë në Superligë, duke arritur Ligën e Europës me Luftëtarin, por përtej suksesit dhe festës në Gjirokastër, rrugët u ndanë.

Përse edhe Lika vuajti largimin, dhe përse edhe Luftëtari bëri ashtu si 90 për qind e klubeve të kampionatit?

Hasan Lika: “Kur nuk vazhdon punën një trajner sigurisht që nuk ka shkuar diçka mirë në marrëdhëniet me drejtuesit. Këto janë fenomene që ndodhin këtu te ne”.

Lika tregon sezonin tek Luftëtari, dhe shprehet i kënaqur.

Hasan Lika: “Detyra e parë ishte që  ne të ishim më të qetë në ecurinë e kampionatit dhe të largoheshim zonës së ftohtë. Pavarësisht se ishim një skuadër që në fillim dukeshim që mund të ishim më lart”.

Shumë kritika bëhen ndaj kampionatit në Shqipëri, për largim trajnerët, apo paracaktim të ndeshjeve nga arbitrat dhe nga presidentët.

Lika si e vlerëson Superligën?

Hasan Lika: “Kemi bërë diçka më shumë sesa zakonisht. Si Skënderbeu, Kukësi, Partizani, që janë kualifikuar në një tur”.

Ka një tendencë të fortë që trajnerët nga Shqipëria po shkojnë gjithnjë e më shumë në Kosovë.

Përse ndodh?

Hasan Lika: “Janë trajnerë të kualifikuar, të licensuar. Është rritur shumë niveli i trajnerëve kohët e fundit”.

Nuk mund të mungonin disa fjalë për kombëtaren pas dy humbjeve të fundit.

Hasan Lika: “Me skuadrën që kishim mund të bënim më shumë”./abcnews.al