Shehi: Reja duhet të ketë një plan B, shumë lojtarë nuk luajnë me 3-5-2

schedule23:56 - 12 Tetor, 2020

schedule 23:56 - 12 Tetor, 2020

Orges Shehi, trajneri i njohur shqiptar, është i ftuar në Pressing, në ABC News, aty ku ka dhënë analizën e tij për kombëtaren e Shqipërisë. Sipas Shehit, trajneri italian duhet të ketë një plan B, pasi shumë lojtarë nuk mund të luajnë me skemën 3-5-2.

“Skema e Rejës? E thashë dhe pak më parë që është komplet interpretim. Duhet të kemi edhe plan B. Ju përmendët Muçin, Uzunin, Roshin, Abazajn, lojtarë që nuk ishin grumbulluar dhe që ishin jashtë.

Duke parë këto lojtarë, duhet të jemi optimistë. Duke pasur kaq shumë lojtarë cilësor, them që duhet pasur një skemë B, pasi Roshi, Uzuni e të tjerë nuk mund të luajnë me këtë skemë. Nuk është e lehtë të bësh futboll, kundër një skuadre që luan mbrapa si Kazakistani. Nuk kemi ne kualitet të krijojmë 7 raste, krijuam 2-3 por nuk i shfrytëzuam”, u shpreh Shehi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!