Pozitive për Covid-19 edhe një tjetër sekretare në Gjykatën e Apelit Gjirokastër

schedule19:38 - 12 Tetor, 2020

schedule 19:38 - 12 Tetor, 2020

Një tjetër sekretare në Gjykatën e Apelit Gjirokastër ka rezultuar pozitive për koronavirusin, mëson abcnews.al Mësohet po ashtu se tashmë pritet marrja e tamponëve për personat që kanë pasur kontakt me sekretaren.

Kujtojmë se të dielën, rezultoi pozitive për Covid-19 një sekretare e kësaj gjykate. DSHP mori më pas 7 tamponë nga kontaktet që kishte pasur sekretarja.

Deri më tani, raste aktive me koronavirus në Gjirokastër janë 61. s.b/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!