Të martën, qeveria në Maqedoninë e Veriut do të mblidhet për të vendosur se cilat nga masat e propozuara nga Komisioni për Sëmundjet Infektive javën e kaluar do të pranohen dhe cilat do të refuzohen.
Kujtojmë se javën e shkuar, Komisioni për Sëmundjet Infektive i propozoi Qeverisë të miratojë:
-Mbajtjen e detyrueshme të maskës në ambiente të jashtme.
– Ndalimi i grupimit në hapësirën publike pas orës 22:00.
-Kufizimi i mysafirëve në shtëpi, jo më shumë se katër persona.
Ministri i Shëndetësisë në vend, Venko Filipçe këtë fundjavë njoftoi se nëse numri i të infektuarve vazhdon të rritet dhe masat nuk respektohen, nuk përjashtohet mundësia e vendosjes së sërishme të karantinës në pjesë të caktuara të vendit. s.b/abcnews.al/