Seferi: Gjithmonë krenar dhe gati për Shqipërinë, kemi shumë kualitet

schedule15:27 - 12 Tetor, 2020

schedule 15:27 - 12 Tetor, 2020

Pas Lorenc Trashit ishte radha e Taulant Seferit për të folur për mediat. Sulmuesi 23-vjeçar nga Kumanova u fut në fushë në minutat e fundit në sfidën e Shqipërisë në Kazakistan, pati një shans të artë për të realizuar golin e fitores, por goditja e tij u prit nga portieri vendas.

Në konferencën për shtypin, Seferi rrëfeu emocionet e tij (hera e dytë që luan me kuqezinjtë), flet për prurjet e reja, atmosferën që është në skuadër dhe e mbyll me një koment rreth së ardhmes së Shqipërisë.

AKTIVIZIMI – “U ndjeva mirë, është kënaqësi çdoherë kur ftohesh nga kombëtarja e Shqipërisë. Jam krenar dhe i lumtur, bëra mirë ato minuta që luajta, por nuk kisha fat te goli. Shpresoj të vazhdoj të punj fort që të kap formacionin. Çdo lojtar ka dëshirë të luajë titullar, por vendos trajneri. Do jem i gatshëm gjithmonë për Shqipërinë, luaj nga fillimi apo e nis nga stoli”.

SKUADRA – “Unë kam shumë besim te grupi ynë i ri. Jemi afër një javë së bashku dhe atmosfera është shumë e mirë, ka shumë kualitet në këtë skuadër. Shpresoj dhe mendoj se do marrim maksimumin, do japim gjithçka dhe shpresoj të dalim të parët në grup dhe t’i arrijmë objektivat tona”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!