Osmani-Qeverisë: E kam votuar pesë herë projektligjin dhe jam quajtur palaço

schedule13:53 - 12 Tetor, 2020

schedule 13:53 - 12 Tetor, 2020

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, kareaguar ashpër ndaj qeverisë  dhe projektligjit të saj.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalinë e saj, në seancën ku pritet të votohet projektligji për rimëkëmbjen ekonomike, ka kritikuar qeverinë për mosbashkëpunim.

Ajo është treguar mjaftë e ashpër dhe ka bërë të ditur se arsyeja përse e ka votuar këtë projektligj në pesë herët e kaluara.

Më shumë se pesë herë e kam votuar këtë ligj, pra jo vetëm opozita që e tregon një mungesë të jashtëzakonshme për një ligj kaq të rëndësishëm nga ana e qeverisë, por edhe unë si kryetare e kuvendit në asnjë moment nuk jam konsultuar, kontaktuar e aq më pak të më kontaktojnë për një ligj kaq të rëndësishëm. Vetë fakti që kryeministri nuk është këtu e tregon se nuk lodhen aspak për dëmin ekonomik që është shkaktuar nga pandemia. Pra pesë herë e kam votuar këtë ligj dhe si rrjedhojë e kësaj që unë kam marrë epitete ka qenë “palaço”, e gjorë, jo legjitime etj.,. Pra jam këtu për të treguar se siç e kam votuar e votoj edhe sot, jo pse e meritoni këtë votë, në asnjë moment, sepse në vend se të jepni shembull, keni treguar arrogancë të paparë edhe injorancë në gjithë këto vite që unë jam në kuvend. Sepse edhe tash pasi të votojmë pro, do të quhemi, parazit, jolegjitim e një zot e di çka. Por mbajeni mend se me këtë logjik nuk e keni gjatë”, theksoi Osmani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!