Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e pasurisë tre personave në Tiranë të dënuar për trafikimi narkotikësh dhe shfrytëzim prostitucioni.
Brenda 48 orësh duhet të deklarojnë pasurinë
Gëzim Alimehmeti, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë;
Artur Koleci (Çartis), banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Edmond Shkalla, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfytëzimi i prostitucionit”.
“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë”, njofton Policia e Shtetit./mv. abcnews.al