Izraeli do të pengojë çdo tentativë të SHBA-ve për të shitur avionët e avancuar F-35 në Katar.
Deklarata u bë nga ministri i Inteligjencës Eli Cohen, i cili theksoi se Izraeli do të kujdeset që të ruajë superioritetin teknologjik në rajon, shkruan abcneës.al.
Cohen, i tha Reuters, se Izraelin e shqetëson afrimiteti i Katarit me Iranin, një ndër armiqtë e betuar të shtetit hebre në rajon.
“Siguria dhe superioriteti ushtarak i yni në këtë rajon janë gjëra shumë të rendësishme për ne. Rajoni ynë nuk është ende Zvicra”, tha Cohen.
Katari dhe SHBA-të nënshkruan në gusht të këtij viti një marrëveshje, përmes të cilës shprehej interesi që të dy vendet të bashkëpunonin ne fushën ushtarake duke përfshirë blerjen e avionëve të avancuar F-35. /abcnews.al