Italia konfirmon 5,456 raste të reja me Covid-19 në 24 orë, “rivendosja e karantinës nuk është opsion”

schedule19:48 - 11 Tetor, 2020

schedule 19:48 - 11 Tetor, 2020

Në 24 orët e fundit, në Itali janë konfirmuar 5,456 raste pozitive për koronavirusin. Në total, numri i të infektuar, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, në vendin fqinj shkon në 354,950.

Nga ana tjetër, brenda ditës, si pasojë e Covid-19 raportohet ta kenë humbur jetën edhe 26 persona. Në total, bilanci i viktimave shkon në 36,166. Numri i të shëruarve për 24 orë ishte 1,184 duke bërë që totali të shkojë në 239,709.

Rajoni me numrin më të lartë të rasteve të reja është Lombardia (1,032), e ndjekur nga Campania (633) dhe Toskana (517), shkruan abcnews.al

Edhe pse numri i të infektuarve vijon të rritet dita ditës, për komisionerin e urgjencave, Domenico Arcuri, një karantinë e re kombëtare nuk është e mundur.

“Sot nuk ka kushte për t’u kthyer në karantinë. Ne duhet të bëhemi të vetëdijshëm dhe të bëjmë një rritje të nevojshme të përgjegjësisë.” s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!