Ashtu siç kishte premtuar Ledri Vula ka publikuar këngën e tij më të re që mban titullin “Si Baba” dedikuar së bijës, që pritet të vijë në jetë së shpejti. Ledri përshkruan ndjesitë që ka përjetuar, që kur mori vesh se do të bëhet baba dhe deri tek mendimet e tij se si do të jetë e vogla e tij.
“Ditën jom ka pres kur ki me ardh, bom njeriun ma t’lumtur sa të jem gjallë. Si baba….Jom tu i numëru ditët, dikur me frikë, e tash menxi tu pritë. M’duket po t’i shoh sytë pak si të Sarës“, janë disa nga fjalët që Ledri i ka dedikuar vogëlushes që do të vijë në jetë.
Kjo është është dhurata e parakohshme që i bëhet së bijës, e cila me siguri do ta kujtojë me nostalgji dedikimin e të atit. Kujtojmë që çifti ka udhëtuar drejt Gjermanisë, ku duket se do ta presin ardhjen në jetë të vogëlushes së tyre atje. xh.d/abcnews.al