Emigrantët minorenë që hyjnë në mënyrë të paligjshme në territorin amerikan do të vendosen në baza ushtarake. Ky është propozimi më fundit i administratës Trump. Por kjo ide është shfrytëzuar më parë dhe nga ish-presidenti Obama në vitin 2014.
Administrata amerikane sapo ka publikuar një propozim për emigrantët minorenë të cilët sipas saj duhet të tramsferohen në baza ushtarake në struktura të vecanta. Sipas raportimit të Uashington Post emigrant minorenë që kanë hyrë në territorin amerikanë, pjesa më e madhe nga kufiri me Meksikën, të cilët nuk janë të shoqëruar nga prindërit, do të transferohen në katër baza mes Teksasit dhe Arkansas. Sipas kësaj procedure e cila I është dërguar me postë elektronike stafit të Pentagonit, funksionarët e departamentit amerikan të shtetit dhe të shërbimeve sociale do të kenë dy javë kohë për të shkuar në këtë struktura ku duhet të verifikojnë nëse janë të përshtatshme për të pritur minorenët.
Përdorimi i bazave ushtarake si vende pritëse për emigrantët klandestinë nuk është një risi. Trump nuk ëshët presidenti i parë amerikan që do të përdorë këtë mënyrë. Në vitin 2014, Barack Obama, përdori bazat ushtarake në Oklahoma, teksas dhe Kaliforni për të pritur më shumë se 700 emigrantë
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës problem i minorenëve që hyjnë në mënyrë clandestine, është gjithnjë e më i madh. Sipas Uashington Post pesë vjet më parë fëmijët e pashoqëruar dhe familjet me fëmijë përbënin 10 për qind të hyrjeve të paligjshme në vend. Ndërsa aktualisht kjo shifër ka shkuar në 40 oër qind. Mes muajit mars dhe prill të këtij viti policia amerikane ka arrestuar më shumë se 100 mijë persona në kufi me Meksikën.
Kufi ky që sipas presidentit Trump duhet mbyllur sa më parë./abcnews.al