Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mjekja me koronavirus, mbyllet reparti i Neurologjisë në spitalin e Beratit

schedule12:34 - 10 Tetor, 2020

schedule 12:34 - 10 Tetor, 2020

Drejtoria e Higjenës ka vendosur të mbyllë të gjithë repartin e Neurologjisë në spitalin e Beratit pas konstatimit si pozitive me koronavirus një mjeke.

Gazetari Artan Diko bën me dije për abcnews.al se bëhet fjalë për një mjeke neurologe, e cila jetonte në Durrës dhe punonte tre ditë në javë sipas kontratës në spitalin e Beratit për shkak të mungesës së specialistëve.

Pas konstatimit të saj si pozitive me koronavirus janë karantinuar edhe 2 mjekë dhe 6 infermierë të spitalit. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!