Moise Kean u transferua te PSG në ditën e fundit të merkatos. Sulmuesi 20-vjeçar u huazua nga Everton te kampionët e Francës, aty ku do të ketë shansin të luajë me emra si Neymar apo Mbappe.
Në një prononcim për Rai Sport nga grumbullimi me kombëtaren e kaltër, Moise Kean flet rreth aventurës së re, teksa jap një koment edhe për racizmin.
“Emocion i madh ardhja te PSG, pres të mësoj shumë në këtë eksperiencë të re dhe të bukur. Është gjithmonë diçka e bukur kur mëson nga kampionë të mëdhenj.
Racizmi? Njerëzit duhet të kuptojnë që jemi në vitin 2020 dhe këto gjëra nuk duhet të ndodhin më. Racizmi është një bishë e keqe“, deklaron sulmuesi italian. /abcnews.al