Pandemia sociale që po helmon Europën: Urrejtja ndaj muslimanëve

schedule15:02 - 9 Tetor, 2020

schedule 15:02 - 9 Tetor, 2020

Nga Patrycja Sasnal and Yasemin El Menouar, The Guardian

Rrallëherë BE-ja vepron kaq shpejt.  Më pak se katër muaj nga vrasja e George Floyd në paraburgimin e policisë dhe fushata Black Lives Matter që u përhap në Europë,  BE-ja po emëron koordinatorin e saj të parë kundër racizmit. Kjo ide e shkëlqyer nuk do të funksionoje siç pritej sepse në vend të ndërtimit të një ” Europë anti-raciste,”siç do të dëshironte presidentja e komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deri më tani ka ndërtuar një vend anti-musliman.

Paragjykimi ndaj muslimanëve ekziston në çdo cep të Europës. Jo vetëm që ne nuk vlerësojmë dhe diskriminojmë në mënyrë kolektive europianët që janë muslimanë, por incidenca e dhunës ndaj tyre po rritet, transmeton abcnews.al

Kjo ka qenë e dukshme që nga kriza e refugjatëve dhe migracionit në vitin 2015 dhe sulmet terroriste xhihadiste në Francë, Spanjë dhe Gjermani treguan edhe një herë që muslimanët vuajnë nga një reputacion i keq në shoqëritë tona.

Në vitin 2019, sipas një  studimi të kryer për Bertelsmann Stiftung’s Religion Monitor vuri në dukje mosbesimi ndaj muslimanëve ishte shumë i përhapur në të gjithë Europën.

Në Gjermani dhe Zvicër, 1 në 2 persona deklaruan se e perceptonin fenë islame si një kërcënim. Në Britani, dy në pesë persona kanë këtë perceptim. Në Spanjë dhe Francë, rreth 60% mendojnë se feja islame nuk përputhet me “perëndimin”. Në Austri, një në tre persona nuk dëshirojnë  të ketë fqinjë muslimanë, transmeton abcnews.al

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) ka konfirmuar se këto zbulime konfirmojnë edhe njëherë urrejtjen kundër muslimanëve. Po kështu edhe organi koordinues i policisë së Europës Europol : në vitin 2019, deklaroi se është rritur terrorizmi i ekstremit të djathtë.

Ajo që është më befasuese është se sa shpejt racizmi ndaj muslimanëve është kthyer në dhunë, transmeton abcnews.al

Në raportin e tij më të fundit, Këshilli i Europës ka paralajmëruar se “Europa po përballet me një realitet tronditës: krimet e urrejtjes antisemite, anti-muslimane dhe të tjera raciste po rriten me një shpejtësi alarmante”. OSBE gjithashtu ka mbështetur këto zbulime në dokumentin e saj mbi krimet e urrejtjes kundër muslimanëve.

Nga Spanja në Bullgari dhe nga Finlanda në Francë, njerëzit ndiejnë paragjykim ndaj muslimanëve pa marrë parasysh ekonominë e vendit, komunitetin  musliman, përbërjen fetare, racore ose etnike sociale, llojin e marrëdhënieve historike me jugun dhe botën muslimane, apo edhe politikën e refugjatëve pas vitit 2015.

Krahasoni dy vende shumë të ndryshme europiane: Gjermani dhe Poloni.

Komuniteti musliman gjerman (4.7 milion njerëz ose 5.7% e popullsisë) është më shumë se 200 herë më i madh se i Polonisë (rreth 20,000 ose 0,05). PBB-ja gjermane është shtatë herë më e madhe dhe vendi është shumë më i larmishëm nga ana fetare. Ndoshta treguesi më i mirë për të treguar ndryshimet është politika ndaj refugjatëve sirianë që të dy vendet miratuan në 2015.  Kultura e Mirëseardhjes në Gjermani është në kontrast të plotë me refuzimin nga ana e Polonisë për të pritur emigrantë.

E megjithatë afërsisht e njëjta përqindje e gjermanëve dhe polakëve mendojnë në mënyrë pozitive për muslimanët, transmeton abcnews.al

Racizmi në Gjermani ndodh veçanërisht nën maskën e paragjykimit anti-musliman. Rreth 52% e të anketuarve në fillim të vitit 2019 deklaruan se për ta feja islame shihej si një kërcënim.

Ky perceptim ka vazhduar në të njëjtin nivel për rreth 10 vite. Në Poloni,  me vetëm një pakicë muslimanësh, arabët (zakonisht të identifikuar si muslimanë) kanë qenë etnia më e paragjykuar për më shumë se një dekadë. Në sondazhin e vitit 2020, 55% e të anketuarve polakë thanë se nuk i pëlqenin ata.

Në të dy vendet, paragjykimi ndaj muslimanëve përgatiti terren të përshtatshëm për dhunën raciste. Sipas statistikave të policisë gjermane, numri i krimeve të klasifikuara si Islamofobi u rrit me 4.4% në 950 shkelje në 2019, transmeton abcnews.al

Sulmet e përsëritura ndaj qendrave të refugjatëve dhe xhamive janë duke u bërë një rrezik serioz për sigurinë kombëtare të Gjermanisë, me vrasjen e nëntë njerëzve në Hanau në shkurt, e cila është shembulli më i qartë.

Megjithëse më të vogla dhe më pak të shpeshta në Poloni, krimet e urrejtjes që nga viti 2016 gjithashtu janë kryer kryesisht kundër muslimanëve ose “personave që mendohet se janë muslimanë”.

Paragjykimi anti-musliman është i pranishëm jo vetëm gjeografikisht por edhe në të gjithë spektrin politik. E djathta, dhe e majta – të gjithë duket se kanë inate ndaj muslimanëve edhe pse për arsye të ndryshme.

Në Gjermani, racizmi i ekstremit të djathtë është përqendruar në çeshjten nëse muslimanët apo pakicat e tjera mund të jenë “gjermanë të vërtetë”.

Një brez i tërë i muslimanëve gjermanë janë rritur në këtë klimë shoqërore – vazhdimisht të detyruar të justifikojnë fenë e tyre.

Partia Alternativa për Gjermaninë e cila pretendon se po mbron vlerat Judeo-Kristiane kundër të ashtuquajturit Islamizim, tani është partia më e madhe e opozitës në parlamentin kombëtar. Idetë e saj janë përhapur kudo, transmeton abcnews.al

Edhe kritikët më të fortë të qeverisë aktuale PiS në Poloni flasin shumë hapur për muslimanët si fanatikë fetarë: “Jo se unë jam kundër Islamit”, por ata janë si  krishterët në kohët e mesjetës ”.

Kjo nuk do të thotë se të gjithë europianët janë racistë. Por ksenofobia rritet në kriza, dhe ne aktualisht po jetojmë në krizë – pandemia, recesioni i afërt dhe pasiguria globale mund të përkeqësojnë atë që tashmë është një rrezik ekzistencial për Bashkimin Europian dhe demokracinë. Kurbani i Europës me shumë gjasë do të jetë musliman, transmeton abcnews.al

Lajmi i mirë është se, në sajë të protestave të Black Lives Matter, terreni tani është më i hapur dhe i njojur në Europë për aktivizëm dhe politika anti-ksenofobike. Në të gjithë kontinentin – përfshirë Poloninë dhe Gjermaninë – mijëra njerëz u mblodhën këtë verë në demonstrata anti-raciste dhe antifashiste.

Në Gjermani, si rezultat i drejtpërdrejtë i lëvizjes Black Lives Matter , Bundestag kohët e fundit i kërkoi institutit DeZIM të krijonte një Monitor Racizmi, me një vlerë prej 10 milion eurosh.

Krijimi i një koordinatori anti-racizëm të BE-së mund të gjallërojë një qasje të re europiane ndaj muslimanëve, transmeton abcnews.al

Por duhet të ketë një zyrë për koordinimin e përpjekjeve të Europës për të luftuar urrejtjen anti-muslimane – e cila u krijua në 2015 por ka arritur shumë pak. Gjithashtu kërkohet një buxhet i zgjeruar.

Një koordinator energjik dhe i përkushtuar jo vetëm që duhet të koordinojë bindshëm midis institucioneve të BE-së por gjithashtu të monitorojë urrejtjen ndaj muslimane në të gjitha vendet anëtare: vetëm 15 nga 27 vende kanë strategjitë e duhura për të luftuar racizmin.

Shumë komunitete në të gjithë Europën janë rracë e bardhë dhe e krishterë, veçanërisht në qytete dhe fshatra më të vegjël. Por ne të gjithë jetojmë në flluskat tona shoqërore, të mbushura me paragjykime, dhe pikërisht nga këtu duhet të fillojmë, transmeton abcnews.al

Mos e leni pas dore këtë çështje dhe flisni me zë të lartë rreth racizmit ndaj muslimanëve.

Ne jemi mësuar me fjalën Islamofobia, por pjesa “fobi” zbut kuptimin sikur të ishte një gjendje mjekësore që meriton një farë tolerancë.

Racizmi nuk është një fenomen i përkohshëm ose kalimtar. Është një pandemi shoqërore që futet në strukturat e shoqërisë, duke shpërbërë  të gjitha fushat e jetës.  s.ba/abcnews.al