Një tjetër këngëtare është në javët e fundit të shtatzënisë. Shkurte Gashi pritet të sjellë në jetë shumë shpejtë fëmijën e parë, ndërsa ajo nuk e ka konfirmuar ende lajmin.
Burime pranë ‘Prive’ bëjnë me dije se këngëtarja është në pritje të një djali, ndërsa vetëm 10 javë e ndajnë nga lindja.
Ndërkohë Shkurte ka preferuar ta mbajë ‘sekret’ shtatzëninë, madje ajo është shkëputur disi edhe nga rrjetet sociale.
Kujtojmë që projekti i fundit i këngëtares është bashkëpunimi me Brunon, “Jetën tënde”. l.k/abcnews.al