Fatmira Breçani, e cilësuar si “Zana” e këngëve të veriut ka bërë ditën e sotme një rrëfim të pazakontë.
E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo ka folur për gjithçka, nga dalja e parë në skenë, emocionet e publikut edhe pas kaq shumë vitesh dhe deri te familja.
“Momenti që kam dal para publikut për herë të parë ka qenë në Tropojë, unë kam shkuar të përfaqësoj koperativën time në Bujan dhe kam kënduar një këngë dibrane.
Kam pas besim te vetvetja dhe kurrë nuk e kam menduar ta lë muzikën”.
“Ka qenë pak e vështirë se i kam pas aktivitet e ngjeshura. Kur kam qenë e pamartuar më ka mbështetur vëllai ime, ndërsa më vonë burri im.
Problem është se ne kemi qenë edhe të vlerësuar edhe atëhere, nuk kemi qenë sikur sot që jemi bërë sot. Ne ja dalim se njerëzit e vlerësojnë muzikën, unë shoh që edhe të rinjtë e duan muzikën popullore”.
“Kam shumë vite që jetoj në Tiranë. Po në Tropojë kam qejf për qendruar, më kanë lidhur edhe aktiv, kam familjen time, burrin, kam shumë gjëra. Më lidh qejfi dhe puna.
Unë nuk mund të shoh me njerëzit se ka ndryshuar diçka. Shoh që ata më takojnë, më duan. Gjithçka më pëlqen në Tropojë”.
“E kam pak të vështirë se gjithë ku kam shkuar kam pasur sukses. Por kam shkuar për herë të parë në Zvicër, mu ka duk ndryshe se ka qenë sallë sporti dhe ka qenë plot. Kemi dhënë dy koncerte dhe kanë kërkuar njerëzit dhe kemi dhënë një të tretë”.
Më tej, Fatmira ka treguar se shumë këngëtare të reja i kërkojnë këshilla dhe ajo nuk nguron t’i ndihmojë.
“Fatime Sokoli e kam thënë gjithmonë që ka qenë mësuesja ime. Kush ka kërkuar ndihmë nga unë ia kam dhënë. Kam tani vajzën e vëllait tani që po e këshilloj, Agnesa Breçani.
Ka edhe këngëtare të reja, po me emra nuk dua të flasë. Më më marrin në telefon edhe këngëtare nga jugu dhe kam relata shumë të mira me to nëpër evente të ndryshme”.
Për sa i përket familjes, Breçani ka thënë se ka një vajzë të martuar dhe do të donte që edhe djali t’i sillte një nuse sa më shpejt në shtëpi.
“Lum ajo që vjen te unë. Do jem një vjehërr shumë e mirë dhe do bëj maksimumin. Do I lë në punën e tyre të qetë, nuk do ndërhyjë. Për mua ku të jetë i lumtur djali nuk ka rëndësi nga çfarë vendi e merr nusen”. l.k/abcnews.al