Ekziston mundësia se terapia eksperimentale me antitrupa ka ndihmuar në rikuperimin e presidentit, Donald Trump gjatë trajtimit të tij për COVID-19, ka deklaruar eksperti i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA.
Anthony Fauci deklaroi gjatë një interviste për MSNBC se koktej eksperimental me antritrupa nga kompania Regeneron, ka ndihmuar në përmirësimin e gjendjes së Trump.
Fauci gjithashtu tha se pandemia COVID-19, e cila ka vrarë më shumë se 210,000 njerëz në Shtetet e Bashkuara dhe 1 milion njerëz në mbarë botën, është shumë më serioze sesa gripi sezonal.
“Nuk ka asnjë dyshim për këtë,” tha Fauci kur u pyet në lidhje me postimin në Twitter të Presidentit Trump, i cili krahasoi sëmundjen me gripin sezonal./abcnews.al


