Trajneri i Interit, Antonio Conte, e kërkon medoemos mbrojtësin Marcos Alonson, me të cilin ka fituar Premir League kur drejtonte skuadrën e Chelsea. Mbrojtësi i majtë spanjoll mbetet objektivi kryesor i Interit.
29-vjeçari mëngjarash shihet si lojtari perfekt për të mbuluar fashon e majtë tek Interi dhe Conte do të tentojë sërish në janar për firmën e tij. Por kësaj radhe, me një formulë tjetër…
Interi ka në plan ta huazojë në janar Alonson, me opsion blerje në fund të sezonit. Vetë lojtari është dakord për një largim te Chelsea, por drejtuesit e Bluve të Londrës kërkojnë që të plotësohen kërkesat e tyre financiare./abcnews.al