Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Neymar është lojtari kyç”, elozhe dhe mbështetje nga kapiteni i PSG-së

schedule23:51 - 7 Tetor, 2020

schedule 23:51 - 7 Tetor, 2020

Nëse Neymar ka shumë njerëz që e urrejnë, ka dhe shumë të tjerë që e mbështesin çdo sekondë. Një prej tyre, është dhe Marquinhos. Shok skuadre te PSG dhe Brazili, mbrojtësi i ka thurur elozhe yllit Neymar, duke thënë: “Neymar po kalon me të vërtetë një moment të jashtëzakonshëm të karrierës së tij.

Në Champions League ka qenë një lojtar kyç për të arritur finalen dhe e ka konfirmuar formën e tij të mirë edhe në ndeshjet e para të Ligue 1 në këtë sezon. Ka ruajtur të njëjtin nivel që kishte në Champions League dhe kjo është shumë e rëndësishme.

Por gjëja më e rëndësishme për të është që të jetë i lumtur. Në këtë mënyrë mund të rritet dhe të përmirësohet. Jam i lumtur kur e shoh kështu. Brazili? Është më i motivuar kur vesh fanellën e Brazilit.

Është shumë ambicioz si lojtar dhe e di se do të shënojë dhe të arrijë objektivat e tij, do të luajë gjithmonë dhe të fitojë. Është fantastike për mua ta kem shok skuadre në klub dhe kombëtare”, u shpreh Marquinhos./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!