Kriza nga Covid-19, BSH rishikon në ulje rritjen ekonomike: Ngritja e borxhit e pranueshme

schedule18:13 - 7 Tetor, 2020

schedule 18:13 - 7 Tetor, 2020

Efektet  e pandemisë COVID-19  në aktivitetin ekonomik në Shqipëri duket se do të jenë edhe më të forta. Banka e Shqipërisë ka rishikuar projeksionet për ecurinë ekonomike të vendit duke  i ulur ato në 7,6% nga 6% që ishte disa muaj më parë. Ky reflektim vjen pas uljes së pritshmërive edhe nga institucionet ndërkombëtare financiare.

Gjatë një konferencë për shtyp guvernatori Gent Sejko deklaroi se mbyllja e aktiviteti ekonomik ka ndikuar në normën e papunësisë. Por përtej këtyre parashikimeve të zymta Banka Qendrore pret që aktiviteti ekonomik t’i rikthehet rritjes në muajt në vijim. Banka  e Shqipërisë la të pa ndryshuar normën bazë të interesit në nivelin 0.5%./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!