Degradon rruga Librazhd-Qafë Thanë/ Mungon sinjalistika, rrezik për drejtuesit

schedule17:05 - 2 Qershor, 2018

schedule 17:05 - 2 Qershor, 2018

Rruga Librazhd-Qafë Thanë një nga rrugët më të rëndësishme në vend ndodhet në një gjendje të mjerueshme. ABC Neës ka bërë një vëzhgim në të gjithë gjatësinë e saj  ku konstatohen lehtësisht dëmtimet e mëdha, gropat e shumta dhe mungesa e sinjalistikës. Të gjitha këto jo pak herë janë bërë shkak për aksidente me pasojë vdekje.

Aksi nga Librazhdi drejt Qafë-Thanë  një nga segmentet rrugore më të rëndësishme në vend ka degraduar tërësisht.

Vetëm 75 kilometra i gjatë, por  duket sikur rruga nuk mbaron asnjeherë për shkak të dëmtimeve dhe sinjalistikës që mungon.

Ka rrëshqitje dherash, asfalt është i demtuar dhe plotë me gropa, ndërsa sinjalistike horizontale dhe vertikale mungon në të gjithë gjatësinë e rrugës. Mbajtëset e urave janë demtuar, madje në disa raste makinat kanë përfunduar në lumin Shkumbin.

Drejtuesit e mjeteve thonë se ndërhyrja është emergjente pasi u rrezikohet jeta.

Rruga është kthyer një problem serioz edhe për banoret të cilët u duhet të kalojnë aty çdo ditë

Situata për përdoruesit e rrugës bëhet me vështirë gjatë natës. Kjo për faktin se dëmtimet dhe gropat nuk shihen. /abcnews.al