Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nga mjekët dhe infermierët në spitale te ata të qendrave shëndetësore, Beqaj zbulon sa rriten pagat

schedule15:21 - 7 Tetor, 2020

schedule 15:21 - 7 Tetor, 2020

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka treguar me shifra se si do të jetë rritja e pagave për punonjësit e sistemit shëndetësor.

Nga 1 janari, ashtu sikurse është komunikuar edhe nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë, Anila Denaj do të aplikohet rritja e pagave për mjekët dhe infermierët.

Ndërkaq, në një postim në rrjetet sociale, Beqaj ka shpjeguar kategoritë nga mjekët dhe infermierët në spitale tek ata në qendrat shëndetësore. Sipas ish-ministrit, kjo rritje do me 40% do të kushtojë rreth 5,4 miliardë lek në vit apo rreth 50 milionë usd në vit.



Postimi i plotë:

Rritja e pagave të personelit shëndetësor me 40 % do të kushtojë rreth 5,4 miliardë lek në vit apo rreth 50 milionë usd në vit (1 usd = 107 lek). Në një mandat 4 vjeçar janë 200 milionë USD.

Mjek në spitale; paga mesatare do të shkojë nga 915 USD në muaj në 1280 USD në muaj.

+ 365 USD në muaj, + 4395 USD në vit, + 17,585 USD në 4 vjet

Farmacistë në spitale; paga mesatare do të shkojë nga 595 USD në muaj në 835 USD në muaj.

+ 235 USD në muaj, + 2845 USD në vit, + 11,380 USD në 4 vjet

Infermierë në spitale; paga mesatare do të shkojë nga 505 USD në muaj në 705 USD në muaj.

+ 200USD në muaj, + 2420 USD në vit, + 9680 USD në 4 vjet

Infermierë në qendra shëndetësore; paga mesatare do të shkojë nga 415 USD në muaj në 580 USD në muaj.

+ 165 USD në muaj, + 1985 USD në vit, + 7940 USD në 4 vjet

Mjek në qendra shëndetësore; paga mesatare do të shkojë nga 755 USD në muaj në 1055 USD në muaj.

+ 300 USD në muaj, + 3620 USD në vit, + 14,470 USD në 4 vjet

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!