Kelly Rowland ka zbuluar se është shtatzënë për herë të dytë. Ylli i Destiny’s Child që është nënë e një djali 5-vjeçar e zbuloi lajmin për revistën “Woman Health”.
Këngëtarja rrëfeu se kishte hezituar ta bënte publik lajmin e ëmbël, në një kohë kur bota po përballet me pandeminë, ngjarjet raciste dhe situata ekonomike është shumë e rëndë.
“Unë isha duke menduar ‘O Zot, fansat e mi do të zhgënjehen kaq shumë … Ata donin një album së pari, por tashmë po vjen një fëmijë!”, tha këngëtarja. xh.d/abcnews.al