Turizmi është një ndër sektorët kryesorë të rritjes ekonomike në vend. Kontributi i tij sipas Institutit të Statisitikave vitin e kaluar arriti në 3.9%. Shtetasit e huaj që hyjnë në Shqipëri vijnë kryesisht nga: Kosova, Maqedonia, Greqia Mali i Zi dhe Italia, qëndrojnë mesatarisht 4.2 netë dhe shpenzojnë rreth 63 euro në ditë.
Shpenzimet e turistëve të huaj në Shqipëri vitin e shkuar arritën në afro 15% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Llogaritjet vijnë nga Instituti i Statistikave i cili është mbështetur në të dhënat e Bankës së Shqipërisë.
Kontributi neto i turizmit në rritjen ekonomike të Shqipërisë, i matur si diferencë mes shpenzimeve hyrëse dhe atyre dalëse, arriti në 3.9% vitin e kaluar.
Pesë vitet e fundit shpenzimet e turistëve ndaj Prodhimit Kombëtar sipas Institutit te Statistikave janë rritur me 4.5 pikë përqindje.
Shtetasit e huaj që hyjnë në Shqipëri vijnë kryesisht nga: Kosova, Maqedonia, Greqia Mali i Zi dhe Italia.
Vendi yne është terheqes kryesisht për grupmoshën 25 deri ne 44 vjeç.
Në vitin 2017, eshte ulur me 42.2 % numri i vizitoreve ditore krahasuar me vitin 2016 ndërkohë që është rritur me 14,1 %, numri i vizitorëve të huaj me netë qëndrimi krahasuar me vitin 2016
Shtetasit e huaj vjet sipas INSTAT kanë kaluar mesatarisht 4,2 netë qëndrimi në vendin tone dhe kane shpenzuar mesatarisht 63 euro në ditë.
Deri në fund të vitit 2016 vendi yne ofronte kapacitet akomodues prej rreth 18 mijë dhomash dhe rreth 41 mijë shtretër ne 1242 struktura akomoduese gjithsej./abcnews.al