Samiti historik mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit koreanoverior Kim Jong Un do të mbahet në 12 qershor në Singapor. Lajmi është konfirmuar nga kreu i Shtëpisë së bardhë pas takimit me krahun e djathtë të liderit koreanoverior
Korea e veriut do të shkatërrojë armët bërthamore. Me këtë deklaratë presidenti amerikan Donald Trump, konfirmoi takimin me Kim Jong Un në 12 qershor. Deklarata e kreut të Shtëpisë së Bardhë erdhi menjëherë pas takimit me krahun e djathtë të liderit koreanoverior Kim Jong Un. Samiti historik mes dy liderëve do të mbahet në 12 qershor në Singapor.
Trump konfirmoi se i kishte thënë krahut të djathtë të liderit koreanoverior se shtetet e bashkuara të amerikës kishin gati me qindra sanksione të reja për Korenë e Veriut, por që për momentin janë ngrirë. Presidenti amerikan e cilësoi më pas si të bukur dhe interesante letrën e marrë të premten nga Kim Jong Un. /abcnews.al