20 vjeçarja vritet aksidentalisht gjatë xhirimit të një video për TikTok

schedule10:09 - 7 Tetor, 2020

schedule 10:09 - 7 Tetor, 2020

Areline Martínez humbi jetën të premten ndërsa ajo dhe 10 shokë të saj po xhironin një video për rrjetin e njohur social TikTok, raporton newbeast.gr

20-vjeçarja po xhironte një video të rrëmbimit të saj të supozuar në Chihuahua, Meksikë, kur dy burra qëlluan, sipas skenarit. Nuk është ende e qartë se si, por 20 vjeçarja, nënë e një foshnjeje një-vjeçare u vra nga të shtënat.

 

View this post on Instagram

 

?

A post shared by ??????? ????????? (@are.ma13) on

Të gjithë pjesëmarrësit nxituan të largoheshin menjëherë pas ngjarjes tragjike. Ndërkohë policia është në kërkim të tyre.

Sipas prokurorit të Chihuahua, një nga 10 personat thirri policinë për të raportuar incidentin. Nuk hidhet poshtë mundësia që arma të këtë qenë e mbushur gjatë momentit të xhirimit, e cila ka rezultuar fatale për 20 vjeçaren. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!