Një 31 vjeçar nga Konispoli është plagosur në shpatull me një plumb rikoshetë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen nr.1 jashtë ambjenteve të një lokali në Sarandë.
Autori pasi ka qëlluar me pistoletë është larguar nga vendngjarja. Ndërsa i lënduari është në spitalin e Sarandës jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 predhë fisheku pistolete dhe 1 automjet BMW i cili dyshohet se mund të jetë i autorit.
Për arsye hetimore nuk bëhen të ditura të dhëna të tjera. Blutë e Sarandës janë vënë në kërkim të autorit. /abcnews.al