Kroaci, policia qëllon furgonin me emigrantë, plagosen dy fëmijë

schedule22:33 - 1 Qershor, 2018

schedule 22:33 - 1 Qershor, 2018

Dy fëmijë janë plagosur nga policia kroate, e cila ka hapur zjarr ndaj një furgoni që po transportonte emigrantë klandestinë. Ngjarja ka ndodhur në lokalitetin Srb, në afërsi të kufirit me Bosnjen. Sipas mediave ballkanase, policia u përpoq disa herë të ndalonte mjetin, por u detyrua të qëllonte pasi drejtuesi nuk ndaloi në një postobllok. Menjëherë më pas, shoferi ndaloi dhe u arratis në një pyll aty pranë. Të plagosurit, një afgan dhe një iraken nuk janë në rrezik për jetën, edhe pse u dërguan në spitalin e qytetit të Zadarit në gjendje kritike. Në furgon po udhëtonin 29 emigrantë, përfshirë dy fëmijët e lënduar. Autoritetet u dhanë ndihmë edhe pasagjerëve të tjerë për shkak lodhjes nga rruga e gjatë dhe kushteve të rënda në furgon. Duke reaguar ndaj ngjarjes, kryeministri kroat Andrej Plenkoviç tha se ndjen keqardhje për incidentin, por mbrojti policinë duke thënë se është detyra e saj të ruajë kufijtë nga emigracioni ilegal. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!