Nuhiu: Mungesat te Kosova janë të mëdha, duhet ta mposhtim Maqedoninë

schedule20:26 - 6 Tetor, 2020

schedule 20:26 - 6 Tetor, 2020

Vedat Muriqi nuk do të jetë dhe rrjedhimisht, të gjithë sytë janë te bomberi tjetër i Kosovës, Atdhe Nuhiu. Ditën e enjte, me datë 8 tetor, Kosova zbret në fushë kundër Maqedonisë, në gjysmëfinalen e parë Play-Off të UEFA Nations League, ndoshta sfida më e rëndësishme në historinë e përfaqësueses dardane. Kështu mendon dhe Nuhiu, nga i cili pritet të udhëheqë skuadrën e Challandes përpara.

“Normalisht se me shumë dëshirë e kemi pritur këtë ndeshje dhe mezi presim të luajmë të enjten. Është një ndeshje shumë e rëndësishme, jo vetëm për neve dhe kombëtaren, por për gjithë Kosovën. Ne e dimë se çfarë do me thënë, çfarë ndeshje historike dhe si ndihen njerëzit për këtë ndeshje. Dhe besoj se do të japim maksimumin e mundur në fushë dhe shpresojmë ta fitojmë lojën.

Mungesat janë të mëdha. Për secilin ekip, kur lojtarët kyçë mungojnë është sado kudo pak e vështirë për ekipin. Por, ne nuk duhet ta shikojmë në atë mënyrë, por me këta lojtarë që janë këtu. Trajneri ka besim në lojtarët që i ka ftuar dhe që janë këtu, lojtarët që mund të luajnë dhe janë në dispozicion dhe me këta lojtarë së bashku shpresojmë ta mundim Maqedoninë”, u shpreh Nuhiu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!