140 të shëruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vend

schedule16:02 - 6 Tetor, 2020

schedule 16:02 - 6 Tetor, 2020

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shëruar 140 qytetarë nga koronavirusi. Numri është ulur në krahasim me ditën e djeshme, ku ishin 10 qytetarë me shumë që fituan betejën me Covid-19. Ndërkohë që rastet e reja janë 158 në ditën e sotme dhe fatkeqësisht 3 pacientë kanë humbur jetën në dy spitalet Covid, te Infektivi dhe Sanatoriumi.

Përditësimi i plotë
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri:

Janë kryer 905 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 158 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 140 qytetarë, duke e çuar në 8,965 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 98 të prekur në Tiranë, 8 raste në Fier dhe Elbasan, 6 raste në Durrës dhe Berat, 5 raste në Tropojë, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Ura Vajgurore dhe Kuçovë, 2 raste në Krujë, Kurbin, Kavajë, Sarandë, Shijak, Skrapar, 1 rast në Korçë, Lezhë, Rrogozhinë, Gjirokastër, Malësi e Madhe.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 214 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 51 vjeçar nga Tropoja, një 74 vjeçar nga Peqini dhe një 80 vjeçar nga Tepelena.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit fizik dhe vendosjen e maskës mbrojtëse. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19.

COVID-19 – Statistika (6 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                         158

Të shëruar ne 24 orë                      140

Humbje jete në 24 orë                  3

Testime ditore                                  905

Testime totale                   93,926

Raste pozitive                    14,568

Raste të shëruara             8,965

Raste Aktive                        5,200

Humbje jete                          403

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   2704

Durrës       565

Shkodër    397

Lezhë        260

Korçë    241

Elbasan    233

Fier 223

Vlorë     184

Kukës        136

Pesha 121

Dibër     80

Gjirokastër   56

db / Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!