Marash Kumbulla këtë herë ia ka dalë të jetë në kombëtare. Muajin e shkuar një dëmtim e la jashtë dhe trajneri Edy Reja dëshiron ta shohë tani në fushë qendërmbrojtësin që kaloi këtë merkato te Roma në Serie A. E gjitha ndodhi pasi shkëlqeu në debutim me Hellas Verona sezonin e shkuar.
“Kalimi te Roma? Jam i hapur me këtë hap, kam shkuar në një klub me histori në Itali. Ndoshta më ndihmon me kombëtaren. Trajneri është ai që vendos. Me rëndësi është që kombëtarja të luajë mirë dhe të ruajë rezultate”.
“Problemet në mbrojtje? Nuk është vetëm problem i mbrojtjes, mbron i gjithë ekipi. Do përmirësohemi në të gjitha repartet vazhdim. Unë nuk e di a jam titullar apo jo. Vendos trajneri. Shpresoj të luaj dhe të ndihmojë skuadrën. Jam mbrojtës i ri dhe nuk jam unë ai që bëj liderin. Janë Berati e Dermaku para meje që mund të bëjnë liderin. Trajneri nuk më ka kërkuar asgjë specifikisht. Duhet të stërvitem fort dhe të luaj me ekipin tim”.
“Kam ndërruar bluzën me Chiellinin, pasi është idhulli im. Më tha bravo që zgjodha të shkoj te Roma”, tha Kumbulla, ndërkohë që në ndeshjet e radhës Shqipëria do të ketë mungesa të rëndësishme.
“Kombëtarja humb pa senatorët, pasi ata kanë vite këtu. Por edhe ne të rinjtë kemi karakter. Në çdo ndeshje ne futemi në fushë për të fituar. Mendojmë për ndeshjen me Kazakistanin, për atë flet trajneri. Le të fitojmë atë ndeshje si fillim”, tha në mbyllje Kumbulla. /abcnews.al

