Kompjuteri i parë i palosshëm po thyen rekorde për shkak të kërkesave të shumta.
Ai është krijuar nga kompania ”Lenovo”, e cila sapo ka bërë të prenotuar ThinkPad X1 Fold, një pajisje që aktualisht është unike në llojin e saj, por me një çmim të lartë, mbi 3000 euro.
PC synon të ndërthurë funksionalitetin e smartfonëve, tabletave dhe lap-top në një pajisje të vetme.
Ka një ekran fleksibël 13,3 inç me dimensione 299,4 x 236 x 11,5 mm, i cili kur mbyllet bëhet 158,2 x 236 x 27,8 mm dhe një peshë pak më pak se një kilogram.
Kompjuteri ka sistemin operativ Intel Lakefield, 8 GB Ram dhe deri në një TB memorie.
Ai gjithashtu mund të shndërrohet në një laptop normal 13 inç duke shtuar një tastierë fizike, e shitur veçmas si majë shkruese. Çmimi është rreth 2.900 euro plus TVSH, domethënë i kalon 3.500 eurot. l.k/abcnews.al