Trey Songz ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtari 35-vjeçar përmes një postimi në rrjete sociale, ndërsa dha një mesazh për fansat e tij. Ai shtoi se do të izolohej, si dhe iu bëri thirrje ndjekësve të tij që të flisnin nëse binin në kontakt të mundshëm me virusin.
“Jam këtu me një mesazh shumë të rëndësishëm për t’ju informuar se jam testuar pozitivisht për Covid-19. Unë kam bërë shumë teste pasi kam protestuar, natyrisht që kam një djalë shumë të vogël në shtëpi, kështu që testohem periodikisht dhe kësaj here për fat të keq dola pozitiv”, theksoi ai.
“Unë do të vetëkarantinohem, do të jem në shtëpinë time derisa të shoh një shenjë negative.”, tha Songz. “Nëse bini në kontakt me Covid, ju lutem tregoni. Ju lutem më thoni. Mos u bëj si presidenti. ”, përfundoi Songz.


