Vulin i përgjigjet Thaçit: Po përpiqet të shpëtojë duke sulmuar Serbinë

schedule23:35 - 5 Tetor, 2020

schedule 23:35 - 5 Tetor, 2020

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë Aleksandar Vulin i është përgjigjur  presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, pasi ky i fundit tha se viktimat e luftës në Kosovë, janë prova se Serbia nuk i ka ndryshuar politikat e saj fashiste.

Vulin është shprehur se presidenti i Kosovës po e sulmon Serbinë, duke u përpjekur të heqë qafe padinë e Gjykatës Speciale për krime lufte, shkruajnë mediat serbe.

“Thaçi po numëron ditët deri në ngritjen e aktakuzës, pas së cilës ai do të mbajë përgjegjësi për mizoritë që bëri. Nuk është çudi që ai është nervoz dhe po përpiqet të shpëtojë duke sulmuar Serbinë. Ai mund të më sulmojë mua, por ai nuk mund të ndryshojë të vërtetën se mizoritë janë të ashtuquajturat UÇK aq sa duhej të formohej një gjykatë speciale për ta”, tha Vulin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!