Tonet e ashpra të kryeprokurorit Olsian Çela sot në Elbasan duke deklaruar se qyteti kontrollohet nga krimi, vendosën në lëvizje drejtuesin e prokurorisë së rrethit Kreshnik Ajazi, i cili zhvilloi një takim urgjent me zyrtarët e policisë dhe vartësit e tij.
Takimi u zhvillua pasditen e sotme në drejtorinë e përgjithshme vendore të policisë së Elbasanit, raporton gazetari i Abc News Aldo Kozarja.
Lexo edhe: Olsian Çela nga Elbasani: Krimi po e kontrollon qytetin dhe jetën ekonomike
Në takim kanë qenë të pranishëm oficerë edhe drejtues të sektorit të krimit të organizuar. Takim i zyrtarëve të policisë me drejtuesit e prokurorisë ka zgjatur disa orë.
Fokusi i takimit kanë qenë padyshim ngjarjet e fundit kriminale në qarkun e Elbasanit./ db/Abcnews.al