Eros Grezda është operuar me sukses në kavilje, operacioni i tij i dytë, pasi i pari nuk shkoi dhe aq mirë. Sulmuesi kuqezi ka konfirmuar suksesin e operacionit me një postim të tij në rrjetet sociale, ku ka shkruar:
“Zoti i sfidon njerëzit… Njerëzit që njohin karakterin tim, e dinë se do të bëj gjithçka që të rikthehem sa më i fortë në fushë”, dhe në foto, shihej Grezda nga salla e operacionit.
25-vjeçari do të mungojë për Osijek për 2-3 muaj dhe rikthimi i tij, është planifikuar në fillim të vitit të ardhshëm. Grezda ka disa kohë që nuk është grumbulluar me kombëtaren kuqezi, për shkak të problemeve të tij te Rangers dhe jashtë fushave të blerta te Osijek, ku u përfshi në një sherr me një futbollist kundërshtar në parkingun e stadiumit./abcnews.al