Fotot që po shikoni paraqesin dy nga protanogistët e ngjarjes së rëndë që ka ndodhur në Malësi të madhe.
Abcnews.al ka siguruar imazhin e Daniel Pepajt, i cili po kërkohet pasi akuzohet nga të afërmit e të zhdukurve se i ka vrarë dy të afërmit e tij.
Ndërsa në foton tjetër, është një prej të zhdukurve, Vilson Çutaj.
Vilson Pal Çutaj, banues në fshatin Bajzë, Klement Nush Pepaj dhe Danjel Rrok Pepaj, të dy banues në Vrith, në Malësinë e Madhe janë larguar pa gjurmë dhe prej dy ditësh, familjarët e tyre nuk dinë asgjë për ta.
Dyshohet se tre të rinjtë kanë pasur konflikte për kanabisin.
Gjatë ditës së sotme prindërit e Klement Pepaj, kërkuan ndihmë nga shteti që dy djemtë e zhdukur pa gjurmë të kthehen në shtëpi, edhe pse të vdekur.
Ngjarja e rëndë u denoncua fillimisht nga gazetari investigativ Artan Hoxha.
N.D./abcnews.al