E zbuloi videoja: Azerbajxhani përdor raketën izraelite ndaj Armenisë

schedule15:04 - 5 Tetor, 2020

schedule 15:04 - 5 Tetor, 2020

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon përplasjen midis forcave armene dhe azere në rajonin e Nagorno-Karabakh. Forcat e Azerbajxhanit kanë përdorur një raketë izraelite “LORA” për të bombarduar një urë në Armeni, sipas The Jerusalem Post.

Azerbajxhani po lufton me forcat etnike armene pas luftimeve që shpërthyen të dielën midis dy palëve. Zona nuk njihet ndërkombëtarisht si e pavarur dhe ka qenë subjekt i konfliktit që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në 1991.

LORA është një raketë balistike e krijuar nga Izraeli. Mund të lëshohet nga një anije ose nga toka. Me një diapazon operativ prej 400 km. (250 milje), goditja e saj është shumë e saktë dhe mund të godasë objektin në një largësi prej 10 metrash dhe brenda dhjetë minutash, transmeton abcnews.al

https://www.youtube.com/watch?v=CWrp1DUBSio&feature=youtu.be

Azerbajxhani është një aleat i Izraelit, i cili ka furnizuar shtetin hebre me rreth 40% të nevojave të tij për naftë. Gjithashtu vendi furnizohet nga Izraeli me; dronë, raketa dhe me armë.

Në vitin 2016, Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev tha se vendi i tij kishte nënshkruar kontrata afatgjata me vlerë prej 5 miliard dollarësh për të blerë armë dhe pajisje sigurie nga Izraeli, transmeton abcnews.al

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, për të mundësuar riatdhesimin e dëshmorëve të rënë.
Armenia tha të premten se do të bashkëpunojë me Rusinë, Shtetet e Bashkuara dhe Francën për të negociuar për një armëpushim, pasi numri i viktimave po vazhdon të rritet në ditën e gjashtë të luftimeve në Nagorno-Karabakh.

Azerbajxhani nuk i është përgjigjur thirrjes për një armëpushim ndërkohë OSBE-ja, po përpiqet të ndërmjetësojë krizën. s.ba/abcnews.al