Akull të rinj, kapen tre kallashnikove të çmontuar në doganën Kosovë-Shqipëri

schedule14:59 - 5 Tetor, 2020

schedule 14:59 - 5 Tetor, 2020

Policia e Kosovës ka vënë në pranga dy shqiptarë të cilët janë kapur duke transportuar armë pa leje.

Sipas njoftimit të policisë në pikë kalim e Vërmicës, pas kontrollit të kryer në makinë kanë gjetur të çmontuara nën ulësen e bashkudhëtarit tre armët AK47.

Njoftimi i plotë:

Njësit e anti-kontrabandës së Doganës së Kosovës sot kanë zbuluar të fshehura në një automjet me targa të Shqipërisë armë, respektivisht tre (3)  AK-47 të çmontuar.

Gjatë kontrolleve rutinore në pikë kalim e Vërmicës oficerët doganor kanë selektuar këtë automjet për kontroll të detajuar, në automjet gjendeshin dy shtetas të Shqipërisë. Gjatë kontrollit nën ulësen e bashkudhëtarit janë gjetur të çmontuara tre armët AK47.

Personat janë ndaluar si dhe automjeti është kontrolluar në detaje, derisa rasti tutje është përcjell tek Policia e Kosovës për hetime të mëtejme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!