Lana Del Rey ka irrituar fansat, pasi u shfaq me një maskë fytyre rrjetë gjatë një takimi në një qendër tregtare në Los Angeles. Këngëtarja mbante veshur një maskë rrjetë ngjyrë argjendi, teksa po nënshkruante kopjet e librit të saj më të ri me poezi, Violet Bent Backwards Over the Grass.
Kjo ka shkaktuar irritim tek fansat e saj, me argumentin se ajo injoroi Covid-19, të cilët e akuzuan 35-vjeçaren si të papërgjegjshme ndërsa i bënë thirrje që të tregohet më e kujdesshme. Motra e saj, Chuck Grant, tha se ylli i muzikës kishte qëndruar disa metra larg fansave, megjithatë nga fotot e publikuara duket se këta të fundit ndodheshin pranë Del Rey.
Lana Del Rey meets with fans at surprise book signing event for her collection of poetry, #VBBOTG, in LA. ? pic.twitter.com/t2H7hYAvhz
— Pop Crave (@PopCrave) October 3, 2020
“Lana të lutem mbaj një maskë të vërtetë. Por të lutem të jesh i sigurt.”, ka shkruar një ndjekës. “Unë e dua Lana-n por kjo është tepër e papërgjegjshme”, shkroi një tjetër. Ndër të tjera, Del Rey tha se pritet që të sjellë albumin e saj të ardhshëm, Chemtrails Over the Country Club, në Dhjetor ose në muajin vijues. xh.d/abcnews.al