Barcelona nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 kundër Sevillas mbrëmjen e kaluar. Katalanasit u frenuan pas dy fitoreve në dy javët e para. De Jong kaloi miqtë përpara në minutën e tetë, por Coutinho riktheu baraspeshën pas 120 sekondave.
Takimi i luajtur në “Camp Nou” nuk dhuroi më gola dhe dy ekipet ndanë nga një pikë, teksa Roland Koeman, trajneri holandez i Barcelonës, e analizoi në këtë mënyrë përballjen. “Humbën topin në shumë raste, nuk ishim në formë ndaj Sevillas. Raste krijuam shumë dhe më pëlqeu ajo që bëmë në minutat e fundit të ndeshjes.
Por, na mungoi freskia dhe thellësia, kjo vjen nga fakti që kemi luajtur tre ndeshje brenda javës. Ishte një ndeshje e fortë, ata dinë të luajnë futboll, na bënë presing dhe fizikisht ishin më mirë se ne. A do të qëndrojë Dembele me ne? Çfarë është e sigurt në këtë botë?!“, deklaron trajneri i skuadrës katalanase. /abcnews.al