Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka njoftuar se do të vetë-izolohet deri nesër në mëngjes pasi ka pasur kontakt me një të infektuar me koronavirus.
Lajmin, von der Leyen e bëri të ditur me anë të një postimi në mediat sociale.
Në postimin e saj, Ursula von der Leyen shkroi: “Më informuan që kisha marrë pjesë në një mbledhje të martën e kaluar, ku ishte i pranishëm edhe një person që dje rezultoi pozitiv për Covid-19. Në përputhje me rregulloret në fuqi, jam vetë-izoluar deri nesër në mëngjes. Të enjten rezultova negative dhe jam testuar sërish sot.” s.b/abcnews.al/
I’ve been informed that I participated in a meeting last Tuesday attended by a person who yesterday tested positive for COVID-19. In accordance with regulations in force, I’m therefore self-isolating until tomorrow morning. I’ve tested negative on Thursday & am tested again today
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) October 5, 2020

