Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur disave nga pyetjeve të qytetarëve me zë dhe me figurë ndërsa udhëtonte në automjetin e tij.
Pyetjes se në rast se do të kishte një mbyllje të dytë të vendit për shkak të Covid-19, Rama tha se nëse do të duhet të përsëritet diçka e tillë, do të ishte e rëndë për ekonominë e vendit.
Lexo edhe: VIDEO/ Rama shfaqet papritur “live”, u përgjigjet qytetarëve: Nuk kemi paketë tjetër ekonomike
Për këtë arsye, kreu i qeverisë bëri thirrje për ruajtjen e higjienës, distancës dhe mbajtjen e maskave që të mos përballemi me një mbyllje të dytë.
“Do ishte e rëndë një mbyllje e dytë, e vërteta po tregon cdo ditë se po rimëkëmbemi, dhe se gjithçka që humbëm po rikthehet me durim dh më mirë e më bukur. Në rastin e idesë së mbylljes dua të them, ju lutem ruani distancën, mbani maskën, mos luani me zjarrin, nëse të gjithë bëjnë detyrën ne nuk do duhemi që të mbyllemi përsëri”. s.b/abcnews.al/