“Fast & Furious” është një nga filmat më të pëlqyer në të gjithë botën. Por pandemia bëri që ai premiera e nëntë e tij të mos trasmetohej në prillin që lamë pas.
Tashmë një lajm i mirë vjen për fansat e filmit, pasi është zbuluar data e re e publikimit që do të jetë më 28 maj të 2021-shit, Dita e Përkujtimit.
Kjo datë me siguri nuk është zgjedhur rastësisht, por për nder të një prej yjeve të filmit, Paul Walker, i cili për fat të keq nuk jeton më. Gjithashtu, bëhet me dije nga mediat e huaja se në filmin e ri do të jenë aktorët Vin Diesel, Michelle Rodriguez, Ludacris, Tyrese Gibson dhe John Cena. l.k/abcnews.al