Alban Bushi, trajneri i Shqipërisë U21, para miqësoreve me Tiranën dhe Slloveninë ka dalë në një konferencë për shtyp dhe ka folu në lidhej me situatën në ekipin Shpresa dhe për lojtarët e ftuar e qëllimet.
Sa i takon listës, ka shumë emra të rinj, duke nisur me portierin Marco Alia të Lazio, e për të vijuar me emra të tjerë si Ahmet Korça, Amer Duka, Angelo Ndrecka që rikthehet, Adrian Hajdari, Kristian Mata, Ksemend Mehmeti, Dean Liço, Lirim Qamili, Agon Muçolli dhe Aristidi Kolaj. Bie në sy edhe Arbnor Muçolli, që mungoi në ndeshjet e muajit shtator dhe tashmë është rikthyer pas paraqitjeve fantastike në Danimarkë me Vejle BK.

KONFERENCA – Bushi deklaroi:“Klubet tentojnë t’i mbajnë lojtarët. Përfitojnë nga rregullat e FIFA-s. Kemi qenë në një situatë jo normale. Kemi marrë lojtarë të rinj. Superiorja na ka prishur punë, pasi nuk kanë luajtur. Do bëjmë zgjedhjet më të mira”.
“Destan Bajselmani, mbrojtësi i PEC Zwolle? Ai ka zgjedhur Kosovën, ne e ftuam. Ne po mendojmë për ndeshjet me Slloveninë, jo si do dalin rivalët. Ata janë një rival shumë serioz. Çdo ndeshje ka rëndësinë e vet. Jemi ekip modest, por futemi për fitore. Kemi lojtarë të rinj dhe do mundohemi t’i përfshijmë me ekipin. Kjo periudhë na ndihmon. Lojtarët kuptojnë strategjinë e stafit. Është ndeshje e mirë që na shërben të shohim lojtarët”.
“Për shumë arsye, çdo herë janë 10 ndryshime. Kur mendojmë se ekipi i parë furnizohet, atëherë edhe ne ndjehemi optimistë. Normal për ne bëhet e vështirë të kesh kaq shumë ndryshime. Gjithsesi ne do të bëjmë punën tonë sa më mirë që mundemi”.
“Kosovë-Austri? Që kur kam ardhur kam menduar për kualifikimin. Ishim pranë sezonin e kaluar, pasi dominuam me lojëra. Nuk morëm shumë fitore. Uroj ta bëjmë sivjet këtë gjë, duke marrë pikë. Shpejt Shqipëria U21 do shkojë në Europian. Jemi në lojë”.
“Rezultati në Austri na pëlqeu shumë. Duhet të kemi parasysh që nëse nuk kemi 7 lojtarë, atëherë duhet parë ndryshe. Do mundohemi të kualifikohemi me këta lojtarë. Ne na vijnë lojtarë edhe na U19. Po të kishim edhe Kumbullën, Brojën, Mihaj e Selahi, U21 jo vetëm shkon në Europian, por mund të bëjë mirë edhe atje. Është e thjeshtë që të kuptohet, pasi ekipi i parë merr 5-6 lojtarë. Ai është objektivi. Normal ne tentojmë të fitojmë çdo ndeshje”, deklaroi Bushi. /abcnews.al

